Telegrafi

Shtëpia e Bardhë: Përgjimi i dronit amerikan ishte i pasigurt dhe joprofesional

Një aeroplan luftarak rus është përplasur me një dron amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar incidentin e kësaj pasdite si pasojë e një përgjimi “të pasigurt dhe joprofesional”.

Zëdhënësi John Kirby tha se presidenti amerikan, Joe Biden ishte informuar për incidentin, në të cilin një aeroplan luftarak rus, Su-27 goditi helikën e një droni mbikëqyrës të SHBA-së, Reaper.

Kirby e përshkroi përgjimin rus të dronit amerikan si “të pasigurt” dhe “joprofesional”, raporton skynews.

Lexo po ashtu Incident i rëndë mbi Detin e Zi - aeroplani luftarak rus përplaset me dronin amerikan

Ajo në fund shkaktoi rrëzimin e një fluturake amerikane pa pilot. “Pra, është unike në këtë drejtim”, tha Kirby.

Ai shtoi se Departamenti Amerikan i Shtetit do të komunikojë me zyrtarët rusë lidhur me situatën, shkruan cnn.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë operuar me dron mbi Detin e Zi që para fillimit të luftës në Ukrainë, duke përdorur dronin spiun për të monitoruar zonën.

Droni Reaper mund të fluturojë deri në 15.42 km, sipas Forcave Ajrore. Ai ka sensorë dhe aftësi për të mbledhur informacione dhe për të kryer zbulim për periudha të gjata kohore, duke e bërë atë një platformë ideale për të gjurmuar lëvizjet në fushën e betejës. /Telegrafi/