Site icon Telegrafi

Shtëpia e Bardhë publikon portretin e parë të Melania Trump: Zonja e Parë ‘sulmohet’ për shkak të një detaji (Foto)

Shtëpia e Bardhë ka publikuar portretin e parë zyrtarë të Melania Trump, përbri të cilës i kanë numëruar të arriturat e saj gjatë karrierës. Kjo fotografi nga sot do të përdoret në raste zyrtare, kur është fjala për Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, shkruan The Telegraph.

Ish-manekinia 46-vjeçe, në portretin e publikuar shikon drejt objektivit të aparatit, kurse duart i mban kryq. Në biografinë e saj shkruan se si ajo ishte një modele e suksesshme, ndërmarrëse dhe një person që ka ndihmuar shumë gratë dhe fëmijët, transmeton Telegrafi.

Ajo vazhdon të jetojë në New York, ku edhe është duke pritur që biri i saj dhjetëvjeçar Baron ta përfundojë shkollën, dhe më pas të zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë.

Por kjo fotografi ka shkaktuar reagime të shumta, kurse komentues të shumtë në rrjetet sociale kanë shkruar se fotografia është edituar shumë me photoshop.

Lokacioni ku është fotografuar Zonja e Parë nuk është zbuluar, por edhe autori i portretit nuk dihet kush është.

“Kam nderin që jam Zonja e Parë dhe gëzohem për bashkëpunimin me popullin amerikanë gjatë viteve të ardhshme”, ka deklaruar Melania me rastin e prezantimit të portretit. Ajo ka deklaruar se gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj si president i SHBA-ve, do të luftojë kundër keqpërdorimit online.

Melania është fotografuar nga beli e lartë, kurse për portretin zyrtar ajo kishte veshur pallto të zezë dhe në fyt kishte të lidhur një shami me bizhu.

Por prapavija e fotografisë tregon se Melania Trump është fotografuar në vendin e ngjashëm në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte fotografuar edhe ish-Zonja e Parë, Nensy Reagan.

Disa persona tjerë kanë vërejtur se stili i veshjes dhe poza është shumë e ngjashme me fotografinë e Michelle Obama nga viti 2009, në të cilën ish-Zona e Parë gjithashtu kishte shikuar drejt objektivit të aparatit.

Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë kanë vërejtur një detaj – diamantin gjigant në unazën e saj.

Sipas “The Telegraph”, unaza e martesës së saj i ka 25 karatë dhe kushton plot tre milionë dollarë.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë shtruar pyetje interesante lidhur më këtë unazë me një gur gjigant të diamantit, duke kërkuar t’ia tregojë opinionit amerikanë të cilët po rrezikojnë të humbin sigurimin shëndetësor dhe shkollimin. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version