Një shtëpi me tarracë të errët dhe të tmerrshme e blerë për vetëm (5000 funte) rreth 6,000 dollarë në vitet 1980 është ripërtërirë nga pronari i saj dhe tani është në treg për gati 2,3 milionë dollarë.
Fotografitë e shtëpisë me katër dhoma gjumi në një qytezë tregojnë një shtëpi me gjëra të mbushura të periudhave të ndryshme, përfshirë një banjo luksoze me vaskë të veçantë, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu një tjetër grup fotografish tregon ndryshimin që lagja ka pësuar në katër dekadat e fundit.
Michael Hart, një ndërtues dhe suvatues, ka jetuar në pronën në Londër që nga fillimi i viteve 80, duke rinovuar plotësisht pronën e shkatërruar dhe duke e shndërruar në një shtëpi familjare ndërsa mbante një punë me kohë të plotë dhe ishte duke rritur dy djemtë e tij.
“Ka qenë vepra e jetës time, një punë e vërtetë dashurie”, tha Michael.
“Kur bleva shtëpinë pagova 5,500 £ për të dhe ndihmova që banori i atëhershëm dhe gruaja e tij të zhvendoseshin në një pronë të re”.
“Me gjithë suvatimin dhe mbrojtjen e bodrumit, ishin rreth gjashtë vjet para se të bëhej siç duhet e banueshme”.
“U desh shumë punë dhe shumë kohë. Po provoja aftësi që nuk i përdorja kurrë më parë. Unë thjesht u zhvendosa. Çdo qindarkë që fitova e investova në shtëpi”.
Pasi jetoi në pronë për pjesën dërrmuese të jetës së tij si i rritur, Michael pranon se do të jetë një pikëllim për të dalë nga shtëpia ku kaloi dekada duke punuar gjatë, por ai tani ka prioritete të tjera.
“Kur e bleva për herë të parë shtëpinë, këtu nuk kishte asgjë përreth, vetëm një autobus për dhe nga portet”, kujtoi ai.
Tani prona është në treg me agjentët e pasurive të patundshme Fine & Country ku është renditur për 1,800,000 £ (2,3 milionë dollarë). /Telegrafi/