Site icon Telegrafi

Shtëpi me qira për të marrë drogë – rritet përdorimi i narkotikëve nga adoleshentët në Shqipëri

Konsumimi i lëndëve narkotike si hashashi apo drogërat sintetike mes gjimnazistëve është kthyer në trend thuajse aq sa vetë duhani.

“Kam dëgjuar që harxhojnë lekët e shtëpisë, të bukës i ruajnë për të blerë hashash”, tha një gjimnazist.

Në sektorin e hetimit të narkotikëve në policinë e Tiranës, drejtuesit thonë se të rinjtë nga mosha 16-23 vjeç dominojnë në grupin e të shoqëruarve si përdorues lëndësh narkotike.

Dritan Sula: Kjo është grupmosha që donimon.

Të rinjtë po i konsumojnë drogërat ku të munden.

“Këtë vit është futur në trend hashashi ose lëndë të tjera, nëpër lokale, nëpër parqe”, tha një i ri tjetër.

Por se fundi, policia thotë se po ndiqet edhe një trend i ri.

“Kryesisht janë lokalet e natës, por kohët e fundit ka dalë edhe një trend i ri, ku për shembull një grup të rinjsh marrin një shtëpi me qira me qëllim konsumimin e drogërave”, tha Sula.

“Jo vetëm si përdorues, por në vitin 2023 adoleshentët kanë rritur përfshirjen e tyre edhe në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia e Tiranës ka proceduar 94 të mitur, ndërsa në 2022-in janë kapur 89.”

Në total për vitin që lamë pas 1 542 persona janë proceduar për veprën penale prodhim dhe shitje narkotikësh, nga të cilët 504 janë arrestuar, shumica rezultojnë të rinj.

“Dominon grupmosha e të arrestuarve 20-35 vjeç. Kjo tregon për fat të keq një rritje të interesimit të të rinjve për tu përfshirë në veprimtari të kundraligjshme me qëllim pasurimin e shpejtë.”

Krahasimisht me vitin 2022, në vitin që lamë pas përfshirja e të rinjve në trafikimin e lëndëve narkotike është rritur, pasi numri i të arrestuarve rezulton më i lartë.

Exit mobile version