Kursen kohën, paratë dhe hapësirën…
Në afërsi të liqenit Taupo, në Zelandë të Re, është vendosur një shtëpi e cila është ndërtuar nga tre kontejnerë transporti.
Kontejnerët janë gjithnjë e më shumë të popullarizuar për ndërtim të shtëpive, të bërë nga materiali i fortë dhe është e lehtë nga ta të konstruktohet hapësira e dëshiruar jetësore, transmeton Telegrafi.
Praktikisht hapësirat e organizuara në shtëpi, mobiliet multifuksionale dhe organizimi i mirë, bëjnë që në 45 metra katrorë të vendoset absolutisht çdo gjë që është e nevojshme – dhoma e ndejës, dhoma e gjumit, kuzhina, banja dhe hapësira e punës.
Ajo që e veçon këtë shtëpi nga të tjerat, gjithsesi është veranda e rregulluar për mrekulli me pamje përrallore në natyrë.
Shikojeni video-xhirimin se si duket kjo shtëpi moderne nga kontejnerët transportues.
/Telegrafi/