E ndërtuar në vitin 1985 në afërsi të Meksikës së Re, kjo shtëpi e pazakonshme është inspiruar nga forma e kikirikut të zhytur në tokë dhe duket sikur një sërë kodrash të vogla kur shikohet anash
Shtëpia shkrihet në ambientin që e rrethon dhe nuk e prish dukjen e peizazhit, transmeton Telegrafi.
Sipërfaqja e gjelbër paraqet mbështjellësin rreth hapësirës së brendshme, duke e bërë pothuajse të padukshme.
E gjitha që nga jashtë mund të shihen janë: bar, shkurre, drurë dhe lule. Duke shëtitur nëpër kopsht, në të vërtetë shëtisim mbi kulmin e shtëpisë, duke mos e vërejtur fare.
Dheu dhe bari që e mbulojnë shtëpinë, e mbrojnë nga dielli, era, akulli dhe ndryshimet klimatike.
Kjo shtëpi ka më shumë ndritë dhe rreze dielli sesa shtëpitë tradicionale. Te tipi i këtillë i shtëpive, dritaret mund të jenë të drejtuara në cilindo drejtim, ndërsa kupolat mundësojnë depërtimin e dritës së diellit nga lartësia.
Ka edhe ventilim të shkëlqyeshëm, në saje të formës aerodinamike të shtëpisë e cila mundëson qarkullim të lirë të ajrit nëpër hapësira.
Pothuajse e gjithë shtëpia – nga muret, dyshemetë, tavani dhe deri te ndërtimi i mobilieve, është bërë nga fero- çimentoja i cili është mbështjellë me përzierjen e mermerit të bluar dhe çimentos së bardhë.
Enterierin skulpturor e përbëjnë hapësirat të cilat lidhen natyrshëm me njëra-tjetrën.
E ndërtuar në formë të kikirikut, shtëpia përbëhet nga dy hapësira të mëdha ovale, të cilat janë të lidhura me një korridor të ngushtë.
Këto hapësira njëherësh e përbëjnë zonën e qëndrimit ditor dhe zonën e natës: njëra hapësirë është e dedikuar për tubime dhe ngrënie dhe përbëhet nga dhoma e ditës, trapezaria dhe kuzhina, ndërsa hapësira tjetër përbëhet nga dhoma e gjumit dhe banja.
Dhoma e pazakonshme ditore është e pajisur me divan të gjatë të mbushur me sfera poliuretani, në saje të të cilave divani formohet sipas personit i cili ulet në të.
Përballë saj qëndron kolltuku atraktiv në formë dore. Tuneli çon në dhomën e gjumit dhe në banjë… e cila është vendosur në ndarjen ovale me mure. /Telegrafi/