Site icon Telegrafi

Shtazë të dekompozuara në arat e Haraçinës (Video)

Kjo është Liska 1 vjeçe e cila nëntë ditë me radhë, nuk ka pa njeri të gjallë. Ajo ishte e ngujuar në stallën e Kamer Imerit, dhe po ruante kopenë e dhenve në Haraçinë, në kohën kur uji që vërshoi Shkupin dhe rrethinën u derdh i tëri në këto ara. Banorët dhe policia vlerësojnë se thellësia e ujit në këtë zonë, është të paktën 2 metra. Andaj për të arritur te ferma e Kamerit, ai u desh të pret tash e nëntë ditë ekipin e agjencisë për ushqim dhe veterinari, dhe me anije të depërtojnë deri te stalla, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është dita e nëntë e vërshimeve këtu në Haraçinë. Siç po e shihni edhe ju është formuar një liqen artificial. 500 metra larg nga këtu gjenden 200 dhenë të ngordhur”.

Pasi kthehen nga ferma, i vetmi lajm i gëzueshëm për të zotin e fermës, është qeni i tij që i shpëtoi. Fermeri shumëvjeçar Kamer Imeri vajton për humbjen, meqë s’arriti t’i shpëtojë bagëtitë, meqë duhej të kujdeset për sigurinë e familjes. Ai thotë se institucionet duhet të reagojnë më shpejtë që të mos përhapet ndonjë sëmundje, meqë thotë se zonën e përmbytur që tani po i ngjan një liqeni artificial, ka edhe shtazë të tjera të ngordhura, që i ka pru uji.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

“Krejt dhentë kanë ngordhur. S’ka mbet asgjë. 250 dhenë kanë mbetur atje të ngordhura. Vetëm qenin e gjetëm të gjallë. Kerrin e ka mbuluar uji krejt. S’ka shanse që t’i nxjerrim edhe 2-3 javë. Kanë ardhur ditën e dytë nga veterina por kërkonin anije. Janë munduar që të fotografojnë me helikopter por s’kanë mundur, por ata shihen krejt janë mbi ujë”, tha ai për Tv21.

Nga agjencioni për ushqim dhe veterinari pas nëntë ditëve panë dhentë e ngordhura. Prej aty ende nuk japin ditë të saktë se kur do të fillojnë me tërheqjen e bagëtisë së ngordhur./Telegrafi/

Exit mobile version