Telegrafi

Shtatzëna sulmohet nga nëna e saj gjatë emisionit televiziv (Video)

Gjatë emisionit të Jeremy Kyle që transmetohet nga BBC, nëna Claire e ka akuzuar të bijën Lisa se po konsumon drogë, megjithëse është në javën e 26-të të shtatzënësisë.

Pasi debati është nxehur, ajo është hedhur në sulm dhe e ka goditur fizikisht, derisa kanë intervenuar rojat e sigurimit dhe i kanë ndarë, transmeton Telegrafi.

“Ajo nuk po pranon se po merr kokainë, mund të na nxjerrë problem të gjithëve”, ka thënë Claire lidhur me rastin.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon konfrontimin e tyre në korridor pasi Lisa është larguar nga studioja e frikësuar.

Kjo është vetëm një pjesë e emisionit, që nuk i ka lënë shije të mirë shikuesve në sallë, ndërsa pritet të transmetohet së shpejti. /Telegrafi/