Site icon Telegrafi

Shtatzëna sjell në jetë foshnjën sa ishte në këmbë në korridorin e spitalit  (Video, +18)

Një grua shtatzënë në Kinë kurrë nuk do ta kishte besuar se do ta sjellë në jetë foshnjën në korridorin e spitalit, dhe atë sa ishte në këmbë, ndërsa pasi i zhveshi pantallonat e pa se foshnja i kishte rënë në të brendshmet.

Yang e cila ishte në javën e 38-të të shtatzënisë, befasisht i kishin shpërthyer ujërat derisa po ecte në korridorin e spitalit, dhe në një moment e kuptoi se fëmija i kishte rënë në pantallona më saktësisht në të brendshme, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur 7 kalimtarë rasti përfshirë edhe një infermiere dhe një mjek, vrapojnë për ta ndihmuar 32-vjeçaren e cila fillon t’i zhvesh pantallonat.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 9 janarit, kur Zhu Jili, një infermiere po shkonte në punë në spitalin Changsha në provincën kineze Hunan.

“Dëgjova një grua duke bërtitur në korridor e cila në një moment i zhvesh pantallonat, kështu iu afrova për ta ndihmuar”, ka deklaruar Zhu për mediat kineze. /Telegrafi/

Exit mobile version