Një video rrëqethëse e filmuar në provincën kineze Guangdon është postuar në internet.
Një grua shtatzënë është filmuar duke shkelur me motoçikletë një fëmijë trevjeçar, dhe ka vazhduar rrugën duke u zhdukur nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.
Ajo kaloi sipër tij duke e futur nën rrota, kurse kamerat e sigurisë e kanë kapur edhe momentin kur ajo refuzon të zbret nga motoçikleta, për t’u siguruar nëse fëmija i ka shpëtuar më të keqes.
Përkundrazi, ajo vazhdoi rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, veprim ky që ka shokuar opinionin në Kinë.
Megjithatë, ajo në fund duket se është penduar dhe kështu është dorëzuar në polici, duke pranuar se në momentin që e kishte shkelur fëmijën ishte në javën e 25-të të shtatzënisë dhe nuk posedonte patentë shoferë.
Për fat të mirë vogëlushi ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të vogla trupore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BhJw3GeJ10Q