Një paciente shtatzënë, që dje ishte shëruar nga coronavirusi, ka lindur gjatë natës së sotme.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i Gjinekologjisë dr. Jakup Ismaili.
Ai ka thënë se lindja ka qenë normale dhe ka shkuar gjithçka shumë mirë, derisa edhe nëna edhe foshnja e posa lindur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Pacientja ka lindur para një ore. Lindja ka qenë normale, prandaj edhe foshnja edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacientja është testuar dje për herë të dytë për coronavirus dhe ka dalë negative. Prandaj mund të themi se ajo ka qenë e shëruar”, ka thënë ai.
Ismaili ka thënë se pacientja që ishte shtatzënë ka rezultuar negative edhe në testimin e dytë që i është bërë dje, prandaj mund të konsiderohet se ishte e shëruar.