Brekët e pambukta, të cilat kaherë ekspertët i kanë konsideruar si më të shëndetshme, megjithatë nuk janë edhe aq të mira kur për shtatzënat.
Në të vërtetë, ekspertët thonë që problemi është te kimikati nonilfenol etoksilati, i cili përdoret gjatë përpunimit të pambukut dhe është e mundshme që një pjesë e kimikatit të mbetet në produktin final.
Është konstatuar që ajo substancë gjendet edhe në detergjente, të cilat disa i përdorin për larje rrobash, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet kanë treguar që ky kimikat mund të ndikojë negativisht në shtratin e fetusit, madje edhe të shkaktojë komplikime dhe dështime.
Studimet e tjera kanë treguar që ekziston lidhja midis këtij kimikati dhe rrezikut të shtuar nga kanceri i gjirit.
Ekspertët kanë bërë edhe hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar saktësisht ndikimin e nonilfenol etoksilatit në shëndetin.
Në botë tashmë po aplikohet aksioni i përhapjes së vetëdijes mbi prodhimin jocilësor të rrobave të pambukta. /Telegrafi/