Chrissy Teigen tregoi barkun e saj në rritje në një selfie të zjarrtë të shpërndarë në Instagramin e saj të dielën.
Gruaja e John Legend dukej fenomenale teksa shkrepi një selfie në pasqyrë e veshur me një minifund të zi, sytjena dhe një xhaketë sportive të zezë, ndërsa përgatitej me ekipin e flokëve dhe grimit.
Autorja e librit të gatimit zbuloi gjithashtu se faza “në mes” e shtatzënisë nuk është e preferuara e saj, duke shkruar në mbishkrimin: “Faza në mes është faza ime më pak argëtuese. Vetëm bëhu i madh të lutem!”.
Teigen e aksesoi pamjen me një palë taka sandale të zeza me lidhëse dhe mbajti flokët brune gjysmë të kapura.
Ajo gjithashtu u tall me shaka me stilisten e saj të flokëve Irinel de Leon, e cila dukej se po i shmangej fotografimit të saj, teksa fshihej në cep të dhomës përballë një muri.
“Gjithashtu e dua shumë @hairinel në këtë foto. Mos u shqetëso se nuk mund të të shohim”, ka shkruar modelja me shaka. /Telegrafi/