Site icon Telegrafi

Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket njësoj si nëna e saj!

Teksa Kendall Jenner duket e dashuruar me nuancat e biondes mjaltë apo çokollatës së theksuar, ajo nuk harron që t’i rikthehet gjithmonë flokëve në të zezë, sidomos gjatë fushatave të marketingut

Kendall i ka habitur jo pak njerëzit me ndryshimin e fundit, ku në një postim në Instagram ajo shfaqet në një video për Calvin Klein me flokët në versionin pixie dhe me balluke.

Me pjesën fundore të theksuar me shkallëzim dhe fijet që bien në fytyrë, ky model flokësh shkurt e bën modelen të duket njësoj si nëna e saj Kris.

Prerja shkurt, balluket dhe shkallëzimi janë të gjitha detaje që e bëjnë Kendall të duket si një vajzë e lezetshme franceze që pozon për veshjet sportive të markës së njohur të modës.

Në video, Jenner shfaqet në plazh, e veshur me pantallona dhe sutjena, ndërsa në një video tjetër duket me xhaketë të zezë dhe çizme ushtarake.

Nuk dihet qartë nëse modeli i ri i flokëve të Kendall është një paruke apo prerje e vërtetë, por kjo nuk është hera e parë që motrat Jenner rikrijojnë një prej modeleve ikonë të flokëve të nënës së tyre.


Disa muaj më parë, ka qenë Kylie Jenner që publikoi në Instagram një foto me flokë të prera shkurt me mbishkrimin: “Kriss Jenner po dridhet!”

Koha do ta tregojë nëse supermodelja do e mbajë këtë prerje flokësh gjatë gjithë vjeshtës, por një gjë është e sigurt: ky ndryshim mund të jetë frymëzim për shumë femra!

Exit mobile version