Telegrafi

Shtatori, muaji më i nxehtë në histori

Shtatori ishte më i nxehti, duke shënuar temperatura rekord në nivel global, kanë bërë të ditur zyrtarë të shërbimit meteorologjik Copernicus, shkruan BBC.

Ishte për 0.05 gradë celsius më nxehtë sesa shtatorin e vitit të kaluar – duke thyer kështu rekordin që e mbante shtatori i vitit të kaluar si muaji më i nxehtë, transmeton Telegrafi.

Sipas shkencëtarëve është një indikacion i qartë, se temperaturat po ngriten me emetimin e gazrave nga njerëzimi që shfrytëzojnë pajisje të ndryshme motorike.

Copernicus, që është një program i observimit të Bashkimit Evropian, se ngritja e temperaturave në Arktik vazhdojnë të jenë mbi mesatare.

Ky vit parashihet të jetë edhe më i nxehti në Evropë, edhe pse temperaturave ditëve të fundit kanë rënë dukshëm në këtë kontinent.

E këtyre temperaturave të larta i kanë kontribuar vatrat e zjarrit në Kaliforni dhe Australi. /Telegrafi/