Telegrafi

Shtatori, muaji i dy dasmave të mëdha në showbizin shqiptar (Foto)

Dy çifte të njohur të skenës do t’i japin fund beqarisë së tyre në muajin shtator.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe showmeni Bes Kallaku kanë vendosur të martohen më 1 shtator 2017, në po të njëjtën datë që këtë vit festohet festa e Kurban Bajramit.

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Ata kanë organizuar ceremoninë e tyre martesore në Tiranë, një dasmë ku do të jenë shumë të ftuar, dhe qindra fytyra të njohura publike, shkruan Telegrafi.

Një dasmë klasike, me muzikë dhe dekor është përzgjedhja që Xhensila dhe Besi kanë bërë për datën e tyre më të rëndësishme, ndërsa përmes rrjeteve sociale, janë prezantuar edhe ftesat e kësaj dasme.

Kjo është ftesa për dasmën e Xhensilës dhe Besit.

Vetëm nëntë ditë më pas, më datë 10 shtator kanë rezervuar dasmën e tyre në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë, dasmën e tyre edhe çifti tjetër i shumëpërfolur i showbizit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Çifti në fjalë do t’i përshtaten tërësisht tradicionales, duke organizuar një ceremoni për Marinën gjatë ditës në tiranë, ndërsa krushqit do të nisen nga Kosova për ta marrë nuse.

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca

Edhe në dasmën e Getit dhe të Marinës do të ketë shumë të ftuar VIP.

Këto dy dasma do të jenë ndër më të përfolurat e vitit, ndërsa muajin e kaluar, edhe këngëtarja Orinda Huta dhe Turjan Hyska i dhanë fund beqarisë, në një ceremoni madhështore, e cila ishte e shumë komentuar nga mediat dhe publiku. /Telegrafi/