Site icon Telegrafi

Shtatëvjeçarja do të shkëmbehet për 50 dele, sapo të ketë periodat e para – babai i saj kërkon që e bija të mos bëhet grua kaq e re (Foto)

Ivan Vdovin nga Rusia, është në përgatitje të një dokumentari, që flet për një vajzë shtatëvjeçare, e cila mund të shitet për 50 dele, sapo të ketë periodat e para menstruale.

Arafat është babai i vogëlushes Zakura, i cili po kërkon që ajo të mos bëhet pjesë e traditës së fisit gjysmë nomad, që të bëhet grua kaq e re, por të rritet në një shoqëri të moderuar, transmeton Telegrafi.

Sipas traditës të kësaj shoqërie, që jeton në luginën Wadi Qelt që ndodhet në kufirin mes Palestinës she Izraelit, vajzat shiten sapo t’ju arrijnë periodat e para, duke u konsideruar se janë të denja për martesë.

Zakura me vëllain e vogël

Kohëve të fundit, ato shkëmbehen për 50 dele, jo më larg pasi që kanë mbushur 11 ose 12-vjet. Prindërit nuk kanë të drejtë të ndalojnë këtë lloj shitje, megjithëse të bijat mund të bëhen bashkëshorte edhe të burrave që janë të shtyrë në moshë.

Përmes dokumentarit që po e punon Vdovin, pritet të shfaqen tradita e fisit të izoluar, ku vajzat shkëmbehen për ‘vlerën’ e 50 deleve, për të bërë jetë të vështirë si bashkëshorte të reja në moshë. /Telegrafi/

Exit mobile version