Një rrahje tjetër ka ndodhur sot rreth mesditës në zonën e Astritit në Tiranë. Të paktën 7 vajza janë përleshur duke goditur njëra-tjetrën me grushte e shkelma.
I gjithë rrahja është filmuar nga një lokal ndaj nuk kuptohet mirë se cilat janë grupet e përfshirë në konflikt.
Ajo që dihet është shkaku i dhunës, i cili sipas raportueses ka të bëjë me faktin që njëra nga vajzat i ka marrë të dashurin një tjetër femre. Por vajzat reaguan duke u shprehur se arsyeja e rrahjet nuk ka qenë për një djalë, transmeton jetaoshqef.
Për këtë arsye, ajo i ka kërkuar llogari vajzës, e cila nuk dihet me saktësi se cila është, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa djemve dhe burrave për t’u qetësuar disi situata.