Telegrafi

Shtatë transferimet që mund t’i bëjë Newcastle në afatin kalimtar veror

Newcastle United ishte çuditërisht një nga klubet më të ngarkuara në Ligën Premier dhe shpenzuesit më të mëdhenj në afatin kalimtar të janarit, duke shtuar jo më pak se pesë nënshkrime të reja në skuadrën e tyre.

Eddie Howe do të jetë i kënaqur me marrëveshjet që ishte në gjendje t’i finalizonte në afatin kalimtar të dimrit, veçanërisht me transferimin e Bruno Guimaraes nga Lyoni, që Arsenali pothuajse e kishte në dorë.

Lexo po ashtu Klubet e Ligës Premier shpenzuan në janar për transferime sa gati La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 - së bashku

Por, The Magpies nuk do të ndalojnë me kaq dhe po synojnë transferimin edhe të shtatë lojtarëve të tjerë në afatin e verës.

Jesse Lingard, Sven Botman, Duvan Zapata, Hugo Ekike, Ryan Yates, Ross Barkley dhe Bernd Leno, janë emrat që Newcastle do të synojë t’i afrojë me të përfunduar ky edicion.

Me marrjen e klubit nën pronësi nga Arabia Saudite, asgjë nuk është e pamundur nga Toons, që paranë nuk e kanë problem tashmë.

Andaj, Newcastle do të synojë që në edicionin 2022/2023, të synojë së paku një vend në Ligën e Evropës dhe të fillojë epokën e lavdishme me sheikët. /Telegrafi/