Site icon Telegrafi

Shtatë të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Foto ilustruese

Shtatë persona kanë marrë lëndime si rezultat i një aksidenti ndërmjet dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në afërsi të pendës së liqenit të Badocit.

“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq shtatë persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në qendrat më të afërta mjekësore si dhe në QKUK – Prishtinë, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Lexo po ashtu Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Skenderaj – Drenas

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Të hënën brenda dy orësh ndodhën edhe dy aksidente të tjera në Drenas. Dy persona humbën jetën ndërkaq 13 të tjerë pësuan lëndime trupore./Telegrafi/

Exit mobile version