Telegrafi

Shtatë të lënduar në aksidentin në rrugën Rahovec-Malishevë – ishte përfshirë vetura zyrtare e Prokurorisë së Gjakovës

Foto: Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në aksin rrugor Rahovec-Malishevë, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Më këtë aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e Prokurorisë së Gjakovës.

“Rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Rahovec- Malishevë, afër fshatit Zatriq, ku kanë mbetur 7 të lënduar. Një pjesë e të lënduarve në emergjencë Gjakovë, të tjerët në emergjencë në Prizren”, tha Gjurkaj për Telegrafin.

Ai njoftoi se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Gjurkaj theksoi se vetura zyrtare e Prokurorisë së Gjakovës është dëmtuar gjatë këtij aksidenti. /Telegrafi/