Site icon Telegrafi

Shtatë të famshmit që kanë shenja në fytyrat e tyre

(Fotomontazh: Instagram)

Disa emra të njohur të skenës dhe të ekranit tregojnë me krenari historinë prapa shenjave të tyre, teksa disa të tjerë refuzojnë të flasin për to.

Më poshtë jua sjellim disa prej emrave të Hollywoodit që kanë shenja në fytyrat e tyre:

Seal

Këngëtari i famshëm është i njohur për shenjat në fytyrën e tij, të cilat janë pasojë e sëmundjes së njohur si lupus eritematoz diskoid, ndërsa këtë gjendje e ka pasur që nga mosha e re.

Tina Fey

(Foto: Instagram/tina_fey_official)

Aktorja e njohur e serialit “30 Rock” ka përjetuar një moment të tmerrshëm në fëmijëri kur një i huaj e kishe goditur në fytyrë duke i lënë shenjë.

Harrison Ford

Ikona hollivudiane ka një shenjë të dukshme në mjekrën e tij, të cilën e ka marrë në një aksident komunikacioni. 78-vjeçari ka pësuar një aksident në vitin 1964 dhe që nga atëherë e ka shenjën e përhershme në fytyrën e tij.

Asokohe, Ford punonte në një dyqan në afërsi të Laguna Beach në Kaliforni. Një mëngjes, teksa shkonte në punë me veturën e tij, e humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas në një shtyllë. Fytyra e tij e goditi timonin, me ç’rast iu nevojit një intervenim kirurgjik për qepje që e la me shenjë të përhershme.

Joaquin Phoenix

Me gjithë praninë e vazhdueshme në publik, aktori ka arritur ta ruajë të fshehtë se pse ka një shenjë në buzën e tij të sipërme. Edhe pse vëmendja ka qenë e madhe prej se doli në skenë në vitin 1982, fansat kanë vazhduar të pyeten se çfarë ka ndodhur në fëmijërinë e tij. duke dyshuar në ndonjë aksident apo ushtrim i ndonjë lloj dhune.

Pos fansave, edhe kolegët e tij, kanë dhënë teori të ndryshme për origjinën e shenjës në fytyrën e aktorit. Ndërsa tashmë thashethemeve u ka ardhur fundi.

Shenja është pasojë e një çarjeje mikroforme, forma më e lehtë e labioschisis (çarjes së buzës) – një defekt i lindur që ndodh kur pjesa e sipërme e buzës nuk formohet në tërësi gjatë kohës sa fetusi ndodhet në mitër.

Mary J. Blige

(Foto: Instagram/therealmaryjblige)

Këngëtarja e famshme asnjëherë nuk ka treguar se çfarë ia ka shkaktuar shenjën nën syrin e saj të majtë, ndërsa sipas thashethemeve, e ka marrë nga një përleshje fizike me një femër tjetër.

Një tjetër spekulim është se shenja është pasojë e një ndodhie traumatike në fëmijëri, për të cilën ka vendosur të mos flasë kurrë.

Kate Middleton

(Foto: Daily Express)

Ka qenë vazhdimisht temë mediatike që nga martesa me princin William. Nga një modelim i flokëve, i ishte parë një shenjë e gjatë në anën temporale të majtë të kokës, që menjëherë u shndërrua në lajm.

Zëdhënësi i dukeshës kishe konfirmuar se shenja ishte rezultat i një ndërhyrjeje serioze kirurgjike që ajo e kishte pasur si fëmijë, duke mos dhënë detaje të tjera.

Catherine Zeta-Jones

(Foto: Today)

Artistët e makijazhit gjithmonë përpiqen ta mbulojnë shenjën në qafën e Catherine Zeta-Jones. Është pasojë e një trakeotomie që e ka pasur si fëmijë, kur infeksioni me një virus i kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

/Telegrafi/

Exit mobile version