Site icon Telegrafi

Shtatë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që u ndodhën afër Manastirit të Banjskës, ishin pelegrinë ortodoks

Shtatë shtetasit e Maqedonisë së Veriut u ndodhën afër Manastirit të Banjskës, të dielën kur ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut kishin bërë të ditur se të njëjtit ishin duke qëndruar në një hotel në afërsi të manastrit.

Telegrafi ka mësuar emrat e shtatë këtyre shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin pelegrinë ortodoks.

Të njëjtit janë: G.N, A.N, I.T, P.N, S.N, J.S dhe N.S të cilët janë intervistuar nga Policia e Kosovës.

Lexo po ashtu Bujar Osmani: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen afër manastirit në Banjskë janë të sigurt, po kthehen në shtëpi

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani njoftoi se shtetasit të cilët ndodheshin në afërsi të manastirit Banjskë janë të sigurt dhe se janë nisur për në shtëpi të shoqëruar nga policia e Kosovës.

“Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, ka deklaruar Osmani. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version