Telegrafi

Shtatë shqiptarë u gjetën duke punuar në të ‘zezën’, mbyllet restoranti në Gjermani pasi s’pati tjerë punëtorë

Institucionet kompetente gjermane, kanë kapur shtatë shqiptarë nga Shqipëria të cilët punonin në të ‘zezën’ në një restauran në Krefeld.

Identifikimi i tyre është bërë pasi zyrtarët në zyrën kryesore doganore në Krefeld kanë kontrolluar kompanitë e hotelierisë, ndërtimit dhe taksive në Krefeld, Nettetal dhe rrethin Viersen.

Ata kanë deklaruar se pronari i restaurasntit ka punësuar edhe dy punëtorë të tjerë, të cilët nuk ishin të regjistruar në sigurimet shoqërore.

Kontrollimi është bërë nën dyshimin për punë të padeklaruar dhe me këtë rast ata kanë gjetur shkelje të shumta, shkruan rp-online.de.

Si rezultat, një restorant është mbyllur zyrtarisht.

Ndaj pronarit kanë nisur hetimet për shkelje të regjistrimit dhe punësim të paligjshëm të të huajve.

Meqenëse pronari nuk kishte më staf në dispozicion për sektorin e kuzhinës, restoranti duhej të mbyllej po atë mbrëmje, transmeton Telegrafi.