Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit të PK-së, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Graçanicë, Gjilan, Gjakovë e Malishevë.
Pesë nga personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërkaq rastet po hetohen.
Detaje nga raporti i Policisë:
Prishtinë 08.08.2021-21:0. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vrasje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 09.08.2021-08:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është tërhequr për flokësh nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.
Graqanicë, 09.08.2021-14:40. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ishte keqtrajtuar nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencë të punëtorit social.me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 09.08.2021-23:50. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Turqisë pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjilan, 09.08.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë 08.08.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Malishevë 09.08.2021-16:00. Viktima fermer kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Malishevë 08.08.2021-09:40. Në lidhje me rastin është raportuar se me 09.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/