Policia e Kosovës raporton se për 24 orë kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në Kosovë.
Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur dy në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren , Istog dhe Mitrovicë.
Në një rast djali ka rrahur nënën e tij, të tjerat burri gruan dhe në një rast edhe vajzën.
Prishtinë, 28.04.2022 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 28.04.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan 29.04.2022-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ferizaj 29.04.2022 – 11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë me nëntëmbëdhjetë (19) fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 29.04.2022 – 15:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në vazhdimësi bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ushtron dhunë psikike dhe fizike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Istog 27.04.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Veri, 28.04.2022 – 18:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/