Një kompani e re do formohet në SHBA për të krijuar një rrjet të ri karikimi për të rivalizuar rrjetin e Tesla-s, ndërsa kjo kompani mbështetet nga 7 prodhues të veturave.
General Motors, Hyundai, Kia, Honda, BMW, Mercedes-Benz dhe Stellantis – kompania mëmë e markave si Dodge, Jeep, Ram, Alfa Romeo, Peugeot dhe Ram, në mesin e disa markave tjera – njoftuan se do të bashkohen për të formuar një rrjet të ri amerikan për karikimin e veturave elektrike.
Sipërmarrja e përbashkët e cila nuk është emëruar akoma, synon krijimin e 30 mijë karikuesve me fuqi të lartë, në një përpjekje për të tërhequr klientët që të kalojnë nga veturat me benzinë dhe naftë në vetura të fuqizuara nga bateritë, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Rrjeti i ri i propozuar do të përfshijë prizën North American Charging Standard të Tesla-s, e gjithashtu edhe prizën Combined Charging System që perdoret nga prodhuesit e tjerë të veturave, dhe do të jetë i hapur për publikun.
Kjo sipërmarrje vije pasi që qeveria e SHBA-ve njoftoi se do të dhuroi 7.5 miliardë dollarë në subvencione federale për të ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës për karikimin e veturave elektrike në të gjithë vendin. /Telegrafi/