Këtë të shtunë Kosova është zbardhur nga bora. Kjo ka bërë që rrugët të jenë më të rrëshqitshme duke krijuar aksidentet në komunikacion.
Si pasojë e një aksidenti në Vranidoll, janë lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, bënë të ditur policia.
Sipas zëdhënëses së policisë Flora Ahmeti, në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.
“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/