Telegrafi

Shtatë persona të arrestuar në Gjilan, nuk respektuan vendimet e Qeverisë rreth COVID-19

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar shtatë persona në Gjilan, të cilët nuk kanë respektuar vendimet lidhur me parandalimin e COVID-19.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19. I dyshuari ka lejuar një numër të konsiderueshëm te klientëve të qëndrojnë brenda hapësirës së lokalit duke ju shërbyer pije në kundërshtim me masat mbrojtëse higjienike. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Gjashtë personat e tjerë janë arrestuar po ashtu për shkak të mos respektimit të vendimit të Qeverisë dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/