Site icon Telegrafi

Shtatë pasionet që do t’ju bëjnë më të zgjuar

Gjatë një periudhe kohe, besohej se njerëzit ishin të lindur me një nivel të caktuar inteligjence dhe më e mira që mund të bënin ishte të jetonin sipas potencialeve të tyre.

Tani shkencëtarët kanë provuar se në fakt ne mund t’i rrisim potencialet tona dhe të shijojmë më tepër këtë proces. Ne e dimë se mund të mësojmë më shumë falë aftësive të reja dhe ta nxisim trurin të funksionojë më shpejt dhe më mirë.

Ja cilat janë shtatë pasionet që do t’ju bëjnë më të zgjuar dhe arsyeja përse ndodh kjo.

Nëse luani një instrument

Nëse luani muzikë, kjo ndihmon krijimtarinë, aftësitë analitike, gjuhësore, matematike, përmirëson ndjeshëm aftësitë motorike në tru dhe të tjera si këto. Ndërsa të gjitha këto përbëjnë avantazhe të mëdha, disa njerëz argumentojnë se edhe loja në skuadra sportive sjell të njëjtën gjë.

Por nëse luani një instrument muzikor, kjo forcon lidhjen e trurit duke krijuar më tepër lidhje midis hemisferave. Ky lloj përmirësimi ndihmon në aftësi më të mira ekzekutive, kujtesë, zgjidhje të problemeve dhe funksionim më të mirë të trurit pavarësisht moshës.

Lexoni çdo gjë

Përfitimet nga leximi pavarësisht asaj që preferoni të lexoni, janë shumë të mëdha. Leximi redukton stresin, ju bën të ndiheni më mirë për veten dhe rrit tre lloje inteligjence: emocionale, fluide dhe të kristalizuar.

Kjo ndihmon që të zgjidhni më mirë problemet, të bashkoni lloje të ndryshme dijesh dhe të gjeni rrugët për të kuptuar më mirë procese të caktuara. Gjithashtu leximi ju ndihmon të interpretoni dhe t’u përgjigjeni ndjenjave të njerëzve.

Në punë kjo përkthehet në kuptim më të mirë të atyre që ndodhin dhe në aftësi më të mira menaxhuese.

Stërvitja e rregullt

Nëse stërviteni me raste, nuk do t’ju ndihmojë aq shumë sa stërvitja e vazhdueshme. Kjo e fundit është shumë efektive, sepse qelizat janë të karikuara me një proteinë që ndihmon me kujtesën, mësimin, përqendrimin dhe kuptimin. Gjithashtu, kësaj gjendjeje i referohemi si mprehtësia mendore.

Disa shkencëtarë spekulojnë se qëndrimi ulur për periudha të gjata kohore ka efektin e kundërt dhe e bën trurin tonë të ndihet i mjegulluar.

Mësimi i një gjuhe të re

Harrojeni zgjidhjen e mistereve për të përmirësuar kujtesën. Mësoni një gjuhë të re në vend të kësaj. Kërkimet kanë treguar se njerëzit që dinë më shumë se një gjuhë, janë më të mirë për të zgjidhur lojëra misteresh sesa ata që flasin vetëm një gjuhë. Nëse mësoni me sukses një gjuhë të re, kjo bën që truri të funksionojë më mirë në detyrat që i ngarkoni. Këtu përfshihen edhe aftësitë tipike ekzekutive si planifikimi dhe zgjidhja e problemeve.

Testoni mësimin kumulativ

Shumë studentë inteligjentë në gjimnaz i ushtrojnë vetes presion që të mësojnë një grup të caktuar njohurish për një periudhë të dhënë. Kjo ka rezultat, por në fakt këto njohuri harrohen shumë shpejt. Një studim ka zbuluar se duhet të përdorim mësimin përmes mbledhjes ose grumbullimit të të dhënave për të pasur efekt më të mirë afatgjatë. Aplikoni këtë lloj mësimi në jetën tuaj të përditshme për të mbledhur ngadalë copëzat e nevojshme të njohurive dhe do të kuptoni se është një pasion i koleksionimit të dijes që sjell shumë përparësi.

Stërviteni trurin

Çdo lloj loje që nga Sudoku, te formueset dhe videolojërat ju ndihmojë të rrisni neuroplasticitetin. Kjo ndihmon në hapjen e shumë mundësive të reja lidhjesh në trurin tuaj, gjë që çon në gjetjen e rrugëve të reja për të zgjidhur problemet më shpejt dhe më mirë. Përfitoni nga çdo lojë e mundshme për t’i dhënë trurit një pamje të re të sjelljes dhe emocioneve.

Meditimi

Në vitin 1992, Dalai Lama ftoi shkencëtarin Richard Davidson të studiojë valët e trurit të tij gjatë meditimit për të kuptuar nëse ai gjeneronte ndonjë valë specifike me anë të komandës. Rezulton se kur ai dhe murgjit e tjerë u përqendruan në një mendim të vetëm, gjendja e tyre mendore u thellua më shumë drejt atij mendimi. Nëse edhe ju keni pasion meditimin, atëherë kjo do të thotë se mund të kontrolloni valët tuaja të trurit dhe të keni më tepër fuqi të mendjes në dorën tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version