Site icon Telegrafi

Shtatë nuanca të buzëkuqve të cilët do t’i përdorim këtë sezon

Edhe pse e adhurojmë verën dhe faktin që mundemi të bartim grim minimal – ky sezon është krejtësisht ndryshe.

Më në fund mund t’i kthehemi përdorimit të gjithë atyre buzëkuqve të mrekullueshëm, të errët dhe të fuqishëm dhe të lozim me trendët, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim shtatë nuanca të cilat mezi presim t’i bartim gjatë disa muajve të ardhshëm!

Nuancat e errëta ngjyrë vjollce

Edhe pse buzëkuqi nuk është edhe kurrfarë risie, sivjet nuancat e errëta janë bërë akoma më të errëta!

Miksi rozë dhe nuancat e kuqe

Nëse ngjyra kumbull e errët ju frikëson paksa, zgjidhni ngjyrën e këndshme belushi.

Balsami neutral për buzë

Gjithmonë ekziston opsioni që të zgjidhni balsamin, i cili në buzë lë ngjyrë lehtë të errët – i bartni vetëm apo si shtresë të butë shkëlqyese të buzëkuqit

Nuancat ngjyrë kremi

Trendët e buzëve ngjyrë të gështenjta dominojnë edhe këtë sezon.

Nuancat neutrale me nëntonin ngjyrë rozë

Asgjë nuk është më mirë se e trëndafilta ngjyrë kremi, i buzëkuqit neutral, të përditshëm.

Ngjyrë pjeshke

Me shenjat e rozës apo të portokalltës, do të freskoni tërë fytyrën pa u munduar shumë.

E kuqja e errët

Kur dëshironi të lini përshtypje, buzëkuqi ngjyrë të kuqe është zgjidhja! /Telegrafi/

Exit mobile version