Frank Lampard tashmë ka treguar se ai ka shumë besim në lojtarë të rinj dhe të talentuar të akademisë së Chelseat.
The Blues tashmë u kanë dhënë mundësinë që të luajnë në skuadrën e parë lojtarë si, Mason Mount, Tammy Abraham, Recce James dhe Billy Gilmour, që kanë mahnitur me paraqitjet e tyre.
Por, kriza e ekonomike e shkaktuar nga coronavirusi, duket se te Chelsea mund të mos ketë ndikim, shkaku i shtatë lojtarëve, që disa prej tyre i përmendem edhe lartë.
Lampard do të ketë shumë opsione në disa pozita, e kjo do i mjaftojë atinj që të mos bëjë transferime.
Lojtarë si, Callum Hudson-Odoi, Christian Pulisic, Fikayo Tomori, Recce James, Ethan Ampadu, Billy Gilmour dhe Jame Cumming, pritet të kenë fjalën e fundit në edicionin e ardhshëm.
Nga kjo armatë, skuadra londineze mund edhe mos të bëjnë transferime të tjera, derisa tashmë kanë transferuar Hakim Zieyechin nga Ajaxi. /Telegrafi/