Telegrafi

Shtatë largime dhe tre përforcime për revolucionin e Barcelonës

Dështimi në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të mendojnë për revolucion në skuadër.  

I sigurt është largimi i Luis Enrique, por ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësues i tij.

Gazeta Sport ka treguar se cilët janë tre emrat që mund të shihen si përforcimet e mundshme të kësaj vere.

Marco Reus i Borussia Dortmund, Angel di Maria i PSG-së dhe Vitolo i Sevillas, shihet si tre emra që do të krijonin konkurrencë në skuadër.

Me këta tre emra dëshirohet edhe trofeu i Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Ndërsa emrat e atyre që mund të largohen nuk janë pak.

Jasper Cillesen, Jordi Alba, Jeremy Mathieu, Javier Mascherano, Denis Suarez, Arda Turan dhe Paco Alcaser janë pjesë e listës që mund të largohen në fund të sezonit. /Telegrafi/