Telegrafi

Shtatë kuqezinjtë tmerrojnë Italinë, De Biasi ndoqi “derbin” nga tribuna

“Gazzetta dello Sport” në versionin elektronik të saj, i ka dedikuar sot një vend të veçantë, përballjes Itali-Shqipëri, për kualifikueset Euro U-17.

Më shuëm se për fitoren minamle të azzurrëve në shifrat 1-0, theksi është vënë në kualitetin e kuqezinjve dhe faktin që më shumë se gjysma e formacionit të shqipeve luan në Itali. Rezultati në fushë ka neutralizuar çdo polemikë të mundshme.

Në Ravenna, Italia ka mundur të fitojë minimalisht me rezultatin e ngushtë 1-0, duke shfrytëzuar dyshen cilësore të Interit, Visconti-Merola, në ndeshjen e parë të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian U-17.

Vetë numri një i delegacionit të kaltër, Gianfranco Serioli, gjatë pushimit të ndeshjes, për mikrofonin e “Raisport” ka deklaruar: “Duke ndjekur dhe asistuar në ndeshje të tilla, pyes veten nëse po punojmë për veten tonë, apo për ata”. Nga 11 futbollistë titullarë të Shqipërisë, plot 7 prej tyre luajnë në Itali.

Portieri Sinani aktivizohet te Novara, mbrojtësit Doda, Kumbulla, Pjetri dhe Kalaja te Sampdoria, Verona, Udinese dhe Roma. Ndërkohë, numri 10 i kuqezinjve, Lakhti luan te Fiorentina, ndërsa nurmi 11, Kraja te Atalanta.

Por jo vetëm kaq. Me përjashtim të Kumbullas, protagonist i një starti të mrekullueshëm të sezonit me Veronan e Pavanel, nuk bëhet fjalë për ekipin e të rinjve, por për U-17. Prezent në tribunë për të ndjekur përballjen e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë ishte edhe vetë trajneri italo-shqiptar i Kombëtares Kuqezi, Gianni De Biasi. /telesport/