Site icon Telegrafi

Shtatë gjuetarë thesaresh në Britani bëhen milionerë, thesari i tyre me mijëra monedha argjendi u shit për 4.3 milionë funte

Është përshkruar si një zbulim një herë në jetë që i jep Britanisë një pasqyrë unike në historinë e saj të pasur.

Por është ekipi me shtatë detektorëve metalikë që zbuluan thesarin më të pasur ndonjëherë të Britanisë së Madhe, pasi koleksioni i tyre u ble për një vlerë rekord prej 4.3 milionë funtesh.

Gjetja jashtëzakonisht e rrallë, që daton 1000 vjet më parë, u gërmua nga grupi i entuziastëve të zbulimit në një fushë në zonën Chew Valley në verilindje të Somerset, në janar 2019, transmeton Telegrafi.

2,584 monedhat e argjendit përbëhen nga qindarkat e Mbretit Harold II nga fundi i monedhave anglo-saksone të Anglisë dhe William Pushtuesi, pas pushtimit norman të vitit 1066.

Pjesa më e madhe e monedhave u gjetën nga Adam Staples dhe Lisa Grace, të cilët besohet se janë bërë milionerë përmes shitjes.

Ndërkohë, pronari i tokës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka gjithashtu të drejtën e një 50 për qind të të ardhurave që mund t’i ndryshojnë jetën, një vlerë marramendëse prej 2.15 milionë funte.

Shumë prej monedhave janë në gjendje të shkëlqyeshme dhe ekspertët thonë se ato do të kishin qenë një shumë e konsiderueshme parash në atë kohë, dhe i përkisnin një personi të rëndësishëm dhe të pasur, i cili ndoshta i groposi për t’i ruajtur. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version