Hulumtuesit kanë arritur të zbulojnë së paku shtatë gjëra që bëjnë të palindurit gjatë nëntë muajve:
1. Zhvillojnë ndjesinë e të shijuarit. Ushqimet që konsumon nëna përfundojnë në lëngun amniotik, të cilin fetusi nis ta shijojë duke nisur nga java e 20. Në këtë mënyrë fëmija shijon gjithçka që konsumon nëna dhe zhvillon kështu sensin e tij të shijes. Për shembull, një studim tregon se nënat që hanë shumë karota gjatë shtatzënisë lindin fëmijë që i pëlqejnë shumë karotat.
2. Reagojnë ndaj stresit. Nervozizmi dhe stresi i nënës reflektohet drejtpërdrejt tek fetusi dhe sidomos në lëvizjet që ai bën. Studimet tregojnë se nëse nëna është në ankth fëmija prek fytyrën e tij me dorën e majtë.
3. Bëjnë mimika të ndryshme. Nëse vëreni ekografitë e kryera në 4D, nga java e 24 e shtatzënisë fëmijët mund të duken teksa buzëqeshin apo bëjnë fytyrë të vrenjtur.
4. Qajnë. Fëmijët qajnë “të heshtur” në barkun e nënës. Mjekët kanë arritur të dëgjojnë me anë të regjistruesve me ultratinguj zhurma të ngjashme me të qarën e bebeve apo lemzë.
5. Njohin vjershat ose përrallat. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, nëse nënat lexojnë dy herë në ditë vjersha apo përralla, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rrahjet e zemrës së fëmijës bëhen më të qeta. Fetusi relaksohet, çka do të thotë se ai i njeh vjershat dhe përrallat që i lexon nëna.
6. Njohin edhe këngët. Studiuesit kanë konfirmuar se kënga që fëmija ka dëgjuar shpesh gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë do të mbetet e parapëlqyera e tij edhe pasi të vijë në jetë.
7. Koordinojnë dorën me gojën. Gjatë tremujorit të fundit fëmija arrin të fusë gishtin në gojë, duke koordinuar në mënyrë perfekte lëvizjet e dorës me gojën e tij. /Telegrafi/