Real Madrid njihet si klubi më i madh në botë, ndërsa lojtarët më të mirë gjithmonë kanë qenë pjesë e këtij.
Edhe disa lojtarë aktual të Paris Saint-Germain kanë mundur të qenë pjesë e klubit mbretëror.
I fundit që u përfol në këtë verë ishte Kylian Mbappe, i cili kaloi nga Monaco te PSG për 180 milionë euro, para që i kishte ofruar edhe Real Madridi.
Në fund Mbappe vendosi që qëndrojë në Francë.
Neymar po ashtu ka qenë i lidhur dhe Los Blancos, ndërsa presidenti Florentino Perez, e kishte kërkuar kur ishte në Santos në vitin 2013.
Dyshimi i nënshkrimit me Neymar, nuk e ka lëkundur dëshirën e Perez, i cili do të provojë të bashkohet me lojtarin në verë.
Por edhe lojtarë tjerë të PSG-së kanë qenë të lidhur me Los Blancos, si Marquinhos, Thiago Silva dhe Marco Verratti.
Së fundmi Les Parisiens i lidh edhe Thomas Meunierin dhe Layvin Kurzawan me Real Madridin, pasi ishin paramenduar si zëvendësues te Daniols dhe Fabio Coentraos, por as këto transferime nuk ndodhën. /Telegrafi/