Janë përzgjedhur shtatë finalistët për titullin Vetura e Vitit 2016 në Evropë.
Gjatë verës, lista përmbante 40 vetura, por tani ajo është ngushtuar në vetëm shtatë kandidate.
- Audi A4
- BMW 7-Series
- Jaguar XE
- Mazda MX-5
- Opel/Vauxhall Astra
- Skoda Superb
- Volvo XC90
Fituesi do të shpallet në fillim të marsit të vitit të ardhshëm në “Geneva Motor Show”.
Valkswagen Passat ishte Vetura e Vitit 2015, ndërsa një vit më parë kishte fituar Peugeot 308.
Vetura e Vitit përzgjidhet nga juria ndërkombëtare e gazetarëve evropianë, në të cilin marrin pjesë gazetarë të automobilizmit nga 22 shtete të Evropës. Ky çmim ndahet që nga viti 1964.