Shtatë anëtarë të së njëjtës familje u qëlluan për vdekje fundjavën në Karolinën e Veriut, tha të hënën Zyra e Sherifit të Qarkut Chatham.
I dyshuari është mes të vdekurve, ka thënë zëdhënësi i zyrës së sherifit, Lt. Sara Pack, për NBC News, përcjell Telegrafi.
Pak tha që incidenti është një vrasje e dyshuar dhe vetëvrasje por autoritetet ende po hetojnë një motiv të mundshëm.
Ngjarja ka ndodhur në Moncure, rreth 30 milje në jug-perëndim të Raleigh.
Ata që njihen me zonën e përshkruajnë atë si “një komunitet i qetë, ku dhuna është jashtë normës”, tha zyra e sherifit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se i janë përgjigjur një thirrjeje për “të shtënë me armë zjarri” menjëherë pas orës 5:30 pasdite të dielën.
Shtatë personat u gjetën të qëlluar në disa shtëpi, në të njëjtën pronë, tha Pack.
Të ndjerit, përfshirë edhe sulmuesin e dyshuar, janë identifikuar si: Jeanie Ray, 67, Helen Mason, 93, Ellis Mansfield, 73, Lisa Mansfield, 54, John Paul Sanderford, 41 vjeç, Nicole Sanderford, 39, dhe Larry Ray, 66. /Telegrafi/