Në takimin e ministrave të mbrojtes të vendeve anëtare të Nismës për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që u mbajt në Romë, u soll vendimi që Maqedonia të jetë nikoqire e Shtabit të përgjithshëm të Brigadës së Evropës Juglindore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky shtab do të qëndrojë në Maqedoni nga viti 2020 e deri në vitin 2026, ndërkaq do të punojnë oficerë të Turqisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Me këtë rast, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski shprehu falënderimin e tij për besimin dhënë Maqedonisë që të jetë nikoqire e Shtabit të Përgjithshëm. Përndryshe, në këtë takim marrin pjesë mbi 20 përfaqësues vendesh të ndryshme./Telegrafi/