Telegrafi

SHSKUK reagon pas sulmit ndaj infermieres dhe anesteziologut në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka dënuar sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë.

SHSKUK ka dhënë detaje duke thënë se të premten në vendin e tyre të punës janë sulmuar mjeku V.K(anesteziolog-intensivist) dhe infermieria A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Lexo po ashtu Sulmohet infermierja dhe anesteziologu në QKUK

“SHSKUK dënon aktin qyqar të sulmin ndaj mjekut dhe infermieres në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore. Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme dhe të dëmshme, ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.

SHSKUK ka kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/