Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet e vlerësimit përfundimtar në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.
Rezultatet e vlerësimit përfundimtar e nxjerrin Elvir Azizin si kandidat me pikët më të larta të grumbulluara.
Azizi është vlerësuar me 36 pikë në testin me shkrim dhe 38,2 pikë në intervistë.
Ndërsa, dy kandidatët e tjerë janë Zef Ndrejaj dhe Haqif Arifi.
Ky i fundit ka grumbulluar gjithsej 58,9 pikë, ndërsa Ndrejaj 62,7 pikë.
Përndryshe, kandidatët e pakënaqur kanë të drejt ankese 15 ditë nga dita e publikimit të këtij rezultati. Sipas dokumentit, ankesa dorëzohet në Zyren e Burimeve Njerëzore për Komisionin e Ankesave në SHSKUK. /Telegrafi/