Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 100 pacientë.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, prej tyre 70 janë të konfirmuar me COVID- 19 dhe 30 të tjerë post- COVID-19.
“Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftim.
Raporti, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë me maskë oksigjeni
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Ndryshe, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ashpërsimin e masave antiCOVID. /Telegrafi/