Në klinikat e COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 149 pacientë, prej tyre 141 të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 7 negativë.
Prej tyre 101 janë në okisgjenoterapi, kurse 13 pacientë janë në mjekim intensiv.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas raporteve të datës 15 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 149 pacientë. Prej tyre 141 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 7 të negativizuar dhe 1 i pakonfirmuar. 101 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 54 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Spitali i Prizrenit, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 13 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 15 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.