Ka nisur mbledhja e Komisionit për Legjislacion ku po diskutohet për nismën ligjore për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Paritë opozitare janë shprehur kundër ndryshimeve të përshpejtuar në këtë ligj, derisa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se ndryshimet në këtë ligj do tua lehtësojnë votimin mërgatës.
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, tha se veprimi i qeverisë ëshë shkelje flagrante.
“Nuk keni vendim të Kryeisë për këtë mbledhje. Rregullorja e punës së Kuvendit neni 54 pika 4 e saktëson këtë pjesë”, tha jo.
Kundër ka dalë edhe AAK. Deputeti i kësaj partie, Besnik Tahiri tha se një ligj i tillë nuk ka kurrfar lloj urgjence.
“Po diskutojmë sikur të kishim një ligj të luftës. Kjo praktikë e kapjes, e natës është e habitshme. Gjithçka kisha prit nga Kurti por jo që të na sjellë një ligj në pikë të natës”, u shpreh ai.
Tutje Tahiri kërkoi që ligji në fjalë mos të dërgohet tutje.
“Kjo është habia më e madhe për mua. E kam një kërkesë z.kryesues është mirë me marrë një vendim unanim dhe mos me dërgu më tutje këtë ligj. Naleni qetu se është gabim, ta ndalim sepse i bëjmë vendit por në këtë formë unë nuk besoj që ka të bëjë me reforme zgjedhore e as me diasporë. Jeni tu hi dallash në një rrugë që nuk i sjell të mira vendit. Po e shoh në ftyrat e juaja që as ju nuk po i besoni kësaj”, deklaroi ai.
Driton Selmananj nga LDK ka kërkuar poashtu që Qeveria të tërhiqet nga nisma e Ligjit për Zgjedhjet.
“Po më vjen keq për situatën e juaj, sepse e keni nis shumë mbrapsht. Nuk kemi mundur për një dekadë me mbyll dhe ju po doni natën me mbyll këtë temë, është e papranueshme. Ne si LDK iu lutemi që të tërhiqeni nga kjo punë”, tha Selmanaj./Telegrafi