Site icon Telegrafi

Shqiptohen 639 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Foto: Arkiv

Qytetarët e Kosovës të cilët nuk po respektojnë masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë dënuar nga Policia e Kosovës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 639 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Ndërsa, në raportin paraprak, policia ka njoftuar se kishte shqiptuar 619 gjoba.

Kujtojmë se numri total i rasteve pozitive me SARS CoV2 që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive ka shkuar në 49 mijë e 169, ndërsa kanë vdekur 1 mijë e 262 persona.

Exit mobile version