Titullin e më të bukurës së Gjermanisë e mban tash e disa muaj një shqiptare.
Bëhet fjalë për Albijona Muharremaj, e cila vitin e kaluar u zgjodh “Miss Gjermania” dhe përfaqësoi këtë shtet në “Miss World”, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja kohë më parë kishte përfaqësuar edhe Kosovën në “Miss Intercontinental” dhe në një intervistë për mediat shqiptare ka thënë se përfaqësimi i Kosovës e ka bërë të ndihet më krenare.
“Të dy shtetet i përfaqësova denjësisht dhe më shumë kënaqësi. Por, të drejtën të them, më krenare jam ndier kur kam përfaqësuar Kosovën. Gjermania për mua ka shumë vlerë. Këtu më janë realizuar të gjitha ëndrrat. Ky shtet më ka hapur shumë dyer të suksesit. Gjermania më ka plotësuar dëshirën të merrem më modelim, më ka bërë të mundur të shkollohem si dhe të kam një vend pune. Por, prapëseprapë, sa herë që vizitoj Kosovën, ndihem shpirtërisht shumë e lumtur. Në Kosovë më pëlqejnë njerëzit që janë shumë të dashur dhe të shoqëruar”, ka thënë bukuroshja, së cilës titulli “Miss Gjermania” i ofroi shumë.
“Ky çmim më ka ndihmuar shumë për të ardhmen time. Kam pasur shumë oferta për sesione të fotografisë, për reklama të kompanive të ndryshme si dhe intervista të shumta nga mediat gjermane, por edhe ato shqiptare. Tani jam në pritje të një konfirmimi për të qenë imazh i kompanisë “Emi dent”.
Ndryshe Albijona momentalisht nuk punon asgjë dhe është e angazhuar me shumë aktivitete që duhet t’i bëjë si “Miss Gjermania”. /Telegrafi/