Telegrafi

Shqiptarja që ndodhej në zonën e sulmit në Barcelonë: Për 30 sekonda kam mundur të vdes unë me të bijën (Video)

Vetëm 30 sekonda kanë shpëtuar nga vdekja Rominën, gruan e re shqiptare dhe vajzën e saj vetëm njëmuajshe e cila ndodhej në zonën e famshme turistike Las Ramblas, kur një furgon u përplas me turmën e njerëzve.

“Kam shpëtu për 30 sekonda. Mos të kishim hyr në dyqan kisha vdekur me gjithë gocën”, shkruan ajo në komentet në Facebook poshtë videos së Ora News ku po transmetoheshin informacionet e fundit nga sulmi në Barcelonë.

Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar dhe video nga vendngjarja: panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar.