Telegrafi

Shqiptarja Eleni Foureira dhuroi performancë spektaklore në finalen e “Eurovision 2019”

Eleni Foureira në "Eurovision 2019" (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja Jonida Maliqi nuk ishte shqiptarja e vetme që këndoi në natën finale të “Eurovision”-it.

Në skenën e madhe të Tel Avivit, u ngjit edhe këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira.

Eleni Foureira në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Ajo ishte e pranishme për të kënduar në numrin special të mbrëmjes, të përgatitur me disa prej emrave më të famshëm të “Eurovision”-it ndër vite.

Conchita Wurst, Mans Zelmerlow dhe Verka Serduchka ishin emrat tjerë që kënduan në këtë mbrëmje.

Emra të njohur të “Eurovision”-it ndër vite dhuruan një performancë të veçantë në numrin special të mbrëmjes finale të “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Eleni këndoi këngën “Lasha Tumbai”, e cila është kënga përfaqësuese e Finlandës në “Eurovision 2007”, e kënduar nga Verka Serduchka.

Lexo po ashtu Publiku kontestuan me revoltë shkëmbimin e pikëve mes Greqisë dhe Qipros në "Eurovision 2019"

Ndërkohë, Verka interpretoi këngën fituese të vitit të kaluar, “Toy”, teksa Conchita Wurst (fituese e vitit 2014) këndoi “Heroes” të Mansit, e cila është kënga fituese e “Eurovision 2015”.

Eleni Foureira në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

Mans Zelmerlow  nga Suedia (fitues në vitin 2015), ka kënduar këngën “Fuego” të këngëtares shqiptare, Eleni Foureira, me të cilën ajo përfaqësoi Qipron vitin e kaluar dhe mori vendin e dytë.

Nga të gjitha performancat e numrit special, ajo e Elenit u veçua për paraqitjen atraktive tkëngëtares shqiptare, shoqëruar nga disa balerinë profesionistë, të cilët i dhanë “zjarr” skenës. /Telegrafi/