Këngëtarja Jonida Maliqi nuk ishte shqiptarja e vetme që këndoi në natën finale të “Eurovision”-it.
Në skenën e madhe të Tel Avivit, u ngjit edhe këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira.
Ajo ishte e pranishme për të kënduar në numrin special të mbrëmjes, të përgatitur me disa prej emrave më të famshëm të “Eurovision”-it ndër vite.
Conchita Wurst, Mans Zelmerlow dhe Verka Serduchka ishin emrat tjerë që kënduan në këtë mbrëmje.
Eleni këndoi këngën “Lasha Tumbai”, e cila është kënga përfaqësuese e Finlandës në “Eurovision 2007”, e kënduar nga Verka Serduchka.
Ndërkohë, Verka interpretoi këngën fituese të vitit të kaluar, “Toy”, teksa Conchita Wurst (fituese e vitit 2014) këndoi “Heroes” të Mansit, e cila është kënga fituese e “Eurovision 2015”.
Mans Zelmerlow nga Suedia (fitues në vitin 2015), ka kënduar këngën “Fuego” të këngëtares shqiptare, Eleni Foureira, me të cilën ajo përfaqësoi Qipron vitin e kaluar dhe mori vendin e dytë.
Nga të gjitha performancat e numrit special, ajo e Elenit u veçua për paraqitjen atraktive tkëngëtares shqiptare, shoqëruar nga disa balerinë profesionistë, të cilët i dhanë “zjarr” skenës. /Telegrafi/